Revidimi i listës esenciale të barnave, procesi i kaluar i paqartë

Ndër çështjet më të rëndësishme të secilit vend është revidimi i Listës Esenciale të barnave. Kështu ka vlerësuar Saranda Ramaj, hulumtuese në “Columbus”, që në tryezën “Beteja mes ‘Listës së dëshirave’ dhe nevojave të pacientëve”.

“Sot jemi këtu për të diskutuar se si duhet të bëhet revidimi i listës esenciale. Një nga çështjet më të rëndësishme të secilit vend është revidimi i Listës Esenciale për shkak se kjo përmbush nevojat e pacientëve”, ka thënë Ramaj.

Sipas saj, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është rreth 30 milionë euro dhe duhet që 100 për qind të përmbushë nevojat e pacientëve.

“Në vitin 2012 për herë të fundit është bërë revidimi i Listës Esenciale. Gjatë monitorimit, gjetjet e Columbus janë se ky proces nuk është sqaruar mirë nga anëtarët e komitetit”, ka theksuar Ramaj.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se kjo është një mbledhje e një procesi mjaft të rëndësishëm.

“Ky proces është dashur të fillojë dhe duhet të vazhdojë që të shihet një efekt. Problemet e pacientëve burim e kanë pasur për shkak të mos revidimit të Listës Esenciale”, ka deklaruar ministri Ismaili.

Sipas tij tani ka filluar revidimi i kësaj liste.

“Ne kemi filluar një revidim të Listës Esenciale, në fillim kemi pasur dy vizita të OBSH-së në Kosovë dhe me një fjalë e kanë testuar se sa jemi ne të vendosur të hyjmë në këtë proces. Pas vlerësimit që e kanë bërë kanë filluar të jenë më aktiv dhe na kanë ndihmuar se cilat janë praktikat më të mira për revidimin e Listës Esenciale”, ka shtuar ministri Ismaili.

Analizën e Institutit Columbus mbi procesin e deritanishëm të revidimit të Listës Esenciale mund ta gjeni këtu.

Prezantohet raporti dhe dokumentari “Depoja e Keqpërdorimeve Farmaceutike”

Instituti “Columbus” ka bërë prezantimin e raportit dhe filmit dokumentar “Depoja e Keqpërdorimeve Farmaceutike” i realizuar nga Instituti “Columbus” dhe përkrahur nga KFOS - Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Hulumtimi ka evidentuar miliona euro humbje të buxhetit publik nga procedurat e prokurimit të barnave. Ky hulumtim ka evidentuar rreth 200 produkte të Listës Esenciale të cilat janë blerë shumëfish me shtrenjtë se sa çmimet reale. Ministria e Shëndetësisë ka blerë barnat m,e shtrenjtë se në tregun privat nga 100 për qind me shumë deri në 2000 për qind. Ngritja e çmimeve ka filluar në vitin 2016 dhe po vazhdon ende. Përderisa barnat për spitale publike janë ngritur deri në 2000 për qind të njëjtat barna në barnatore private nuk kanë pësuar ndryshime në çmime.

Autorja e raportit, Saranda Ramaj, ka thënë se gjatë hulumtimit kanë vërejtur se në rreth 200 produkte të listës esenciale të barnave, nga viti 2015 ka pas rritje të çmimeve nga 100 për qind deri në 2000 për qind. Ramaj e ka përmendur se një hetim është ka nisur nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, por që sipas saj është vetëm për një produkt.

Gjetjet e raportit janë pranuar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ai pas prezantimit të raportit dhe dokumentarit, ka thënë se raporti iu jep mundësi që të kenë bazë më të mirë që të diskutojnë problemet. Ismaili ka thënë se Kosova dhe Bjellorusia janë të vetmet që nuk kanë mekanizma të rregullimit të çmimeve të barnave që blihen nga shteti. Ai ka thënë se tani janë në procedurë të hartimit të një Udhëzimi Administrativ për këtë çështje. “Pa pas një mekanizëm të tillë nuk mund të ndalen, blihen 300, 500 artikuj, nuk ke mundësi që për secilin të bësh hulumtime të tregut, nëse nuk e ke një bazë legjislative që në momentin kur të vije oferta më e lartë t’i e rrëzon”, ka deklaruar Ismaili.

*Instituti Columbus është anëtar i Koalicionit për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik - Pro Open

Pro Open - Trailer

Dokumentarët e plotë: Investimet e Arnuara - KDI, Tenderomania në ndjekje - Cohu, dhe Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike - Instituti Columbus do të shfaqen së shpejti.

Voto dhe vëzhgo: Zgjedhjet 2017

Zgjedhjet e lira dhe qeveritë e zgjedhura në formë demokratike janë dy shtylla të rëndësishme të një shoqërie të hapur. Që nga zgjedhjet e para të pasluftës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka mbështetur iniciativa të ndryshme drejt përmbushjes së këtyre vlerave në Kosovë. Për herë të parë në zgjedhjet e 2013-ës, qytetarët e Kosovës e patën mundësinë që të jenë edhe vëzhgues, me ç’rast dërguan rreth 12,000 SMS, derisa në zgjedhjet e 2014-ës numri i SMS-ve u rrit në 15,000 sish, me raportime të parregullsive eventuale të procesit zgjedhor.

Edhe në zgjedhjet e parakohshme të 2017-ës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, këtë herë në bashkëpunim me Institutin Columbus, përsëri nis fushatën “Voto dhe Vëzhgo” dhe fton qytetarët që të lajmërojnë çdo parregullsi që shohin gjatë ditës së votimit, duke dërguar SMS falas në numrin 500 88. Përfshirja e qytetarëve në këtë proces është jetike dhe është një garanci për të arritur standardet më të larta demokratike në proceset zgjedhore.

Zhvillimi dhe implementimi i zgjidhjes teknike është bërë nga kompania telekomunikuese IPKO. KFOS falënderon IPKO-n për mbështetjen e plotë teknike për Voto dhe Vëzhgo, ndërsa poashtu falenderon edhe operatorët tjerë mobilë, Vala dhe Z Mobile për përkrahjen që ia kanë dhënë fushatës, duke ofruar shërbimet e tyre falas, si dhe të gjithë partnerët e tjerë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë fushatë, duke e ndihmuar kështu demokracinë në vend.

Misioni

Misioni i Institutit është që të kontribuojë në krijimin e kulturës së promovimit së qytetarisë aktive në shoqërinë e Kosovës me qëllim të realizimit të të drejtave bazike qytetare. Me qasje multimediale dhe multidisiplinare në cilëndo platformë mediatike apo edhe fushë të komunikimit publik do ta nxisë aktivizmin qytetar dhe krijimin e një mase kritike.

Vizioni

Instituti është themeluar si organizatë e pavarur, joqeveritare, joprofitabile me vullnet të mirë dhe ka si qëllim promovimin e filozofisë politike dhe shoqërore të lirisë, demokracisë dhe barazisë në Kosovë. Instituti është organizatë kërkimore, që mbledhë rreth vetës mendimtarë, hulumtues e kontribuues të tjerë nga fusha e gazetarisë, mediave, fusha ekonomike, politike dhe shoqërore në Kosovë, me qëllim të ofrimit të një platforme mendimi kritik dhe veprimi proaktiv në proceset zhvillimore të vendit.

Stafi

Bordi

AKTIVITETET

Për t’i përmbushur qëllimet e saj, Instituti do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto aktivitete: